19 Nëntor 2024

AKB: Dogana të gjitha bizneset ti trajtoj si të barabarta

Prishtinë, 3 shkurt - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini dhe prodhues të shumtë kanë pritur në nje takim drejtorin e Doganave të Kosovës Lulëzim Rafunën me stafin e tij. AKB-ja, ka shprehur shqetësimet dhe ka kërkuar që të gjenden zgjidhje për shqetësimet që kanë bizneset nga dogana dhe të trajtohen të gjitha si të barabarta.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se duhet të rritet bashkëpunimi ndërmjet biznesve dhe doganës dhe që ai të jetë i drejt, pa pasur byrokraci në mënyrë që të luftohet informaliteti. Ai tregoi se tashmë kanë edhe Këshillin Konsultativ i cili drejtohet këtë vit nga AKB dhe do të ngritet zëri i bizneseve në kuadër të gjitha përpjekjeve tashmë
 
“Inkurajojmë doganën për rritjen e performancës dhe zbatushmërinë e ligjit duke shpresuar që të ketë sa më pak ankesa edhe pse mbeten mjaft ankesa që po shqyrtohen nga dogana. Na vjen mirë që dogana po i respekton vendimet e organeve të pavarura dhe që shumë herë bizneset  dalin të pafajshme”, tha Agim Shahini.
 
Kryetari i AKB-së shtoi se, bizneseve formale duhet ti ofrohen kushte dhe shërbime më të favorshme për zhvillim, ndërsa bizneseve informale duhet ti ngushtohet hapësira dhe rrugët e tyre të izolohen.

 “Ndihemi mirë që doganat po veprojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe po ofrojnë  shërbime më të mira për biznesin”, tha Shahini
 
Kryetrari i AKB-së, kërkon që të ndalen dukurit negative, e të cilat  zakonisht shkaktohen pa dashje.
 
Lulëzim Rafuna, drejtori i Doganave të Kosovës, tha se  doganat do të ndërrojnë qasjen  ndaj bizneseve dhe ajo do të jetë më pozitive. Vizitën e parë po e bëjmë në AKB-ë dhe e cila tregon rëndësinë e ashkëpunimit ndërmjet dy palëve.
 
“Jemi këtu për të dëgjuar e marr shqetësimet e bizneseve që kanë ndaj doganave dhe të cilat duhet të zgjidhen. Kemi bërë decentralizmin e shërbimeve nga të cilat do të përfitojnë bizneset. Do të jemi në dispozicion të prodhuesve dhe premtoi se problemet do të eliminohen”, tha Lulëzim Rafuna.
 
Drejtori i doganave, premtoi thjeshtësimin  e procedurave dhe lehtësira  ndaj biznesit. Sipas tij për të luftuar ekonominë informale, kontrabandën e dukurit tjera apo ata që pengojnë e dëmtojnë biznesin duhet mbështetja nga bizneset. Ai kërkoi që krahas zhvillimit të bizneseve të zhvillohen edhe doganat.   

Nga ana tjetër edhe bizneset, sidomos prodhuesit  paraqitën problemet e tyre për të cilat morrën zotimet se do të shqyrtohen e zgjidhen drejtë nëpërmjet rrugës ligjore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)