AKB dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruan pesë projekte të përbashkëta
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se janë të gatshëm t'i ofrojnë bashkëpunim jo vetëm Komunës së Vushtrrisë, por të gjitha komunave të vendit me të vetmin qëllim zhvillimin ekonomik që është edhe mision i AKB-së që nga dita e parë e themelimit.
"Me këmbëngultësi qëndrojmë në rritjen e promovimin e prodhimtarisë vendore", tha Shahini.
Kreu i AKB-së shtoi se viti 2018 e gjeti Kosovën si vendin më të izoluar në Evropë dhe kjo situatë duhet të ndryshoj dhe kjo mund të bëhet vetëm me përkrahjen e prodhimit vendore.
Ai tha se me Komunën e Vushtrrisë, po nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për realizimin e pesë projekteve që kanë të bëjnë me fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal dhe atë kombëtar. Me 17 qershor -Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë, për herë të parë realizohet panairi me prodhime vendore me moton "Unë kunsumoj prodhime vendore po Ju", ku do të marrin pjesë kompani lokale e kombëtare. Do të ndahen pesë bursa për studentët më të mirë të komunës nga Kolegji Universum. Do të organizohet Forumi Ndërkombëtar me moto: Vushtrria mundësi e re për invetsime. AKB-ja, do të sjellë binjakëzime të reja me Komunën e Vushtrrisë dhe do të ndërroi ndriqimin publik në tërë komunën sipas modelit publiko privat.
Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë, tha se do të identifikojnë shumë fusha ku mund të bashkëpunohet dhe të ketë zhvillim më të mirë ekonomik, ku sivjet do të përkrahin bizneset e kësaj komune në forma të ndryshme.
"30 deri 50 biznese të reja do të përkahen nga komuna. do të mbështetim edhe sketorin e bujqësisë, ku do t'i paguajmë kamatet e kredive të tyre. Edhe parku i biznesit prej 14 hektarësh në Lumë madh do të mbështetet e zhvillohet, e i cili krijon vende të reja pune", tha Xhafer Tahiqi.
Kryetari i Vushtrrisë, tregoi se do të ketë mbështetje të vazhdueshme, derisa premtoi se edhe në vitin e ardhshëm do të rrisin përkahjen edhe më shumë.
Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së dhe pronar i Kolegjit Universum dhuroi pesë bursa për Komunën e Vushtrrisë 3 për nivelin Bachelor dhe 2 për Master.
Besim Muzaqi, nënkryetar i Vushtrrisë, tha se kanë mision fuqizimin e sektorit privat, konkretisht prodhimtarisë dhe se kjo anë ka potenciale të mira agrare që duhen përkrahje dhe e cila nuk do të mungoi.
Bashkim Osmani, nënkryetar i AKB-së dhe pronar i fabrikës së lëngjeve Laberion Dona, ofroi mbështetje posaqërisht në mbledhjen e mjedrave apo pemëve të imta.
Dy palët u dakorduan që në objektin e ri të komunës do të hapet një zyre për komunitetin e biznesit.