AKB dhe DMPP me Misionar të përbashkët në 7 shtete
Prishtinë, 15 korrik - Aleanca Kosovare e bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Misionin Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet me qëllim të ngritjes se përbashkët të kapaciteteve Diplomatike dhe Ekonomike në nivel Kombëtar.
Kryetari Agim Shahini deklaroj se ekonomia vendore kombëtare po ngritët por ka nevojë për përfaqësim dhe promovim ekonomik dhe diplomatik, integrimi i vendit vjen atëherë kur ekonomia dhe investimet janë të qëndrueshme dhe permanente dhe jo sporadike siç i kemi sot.
Në shumë vende ku nuk mund të depërtoj biznesi mund të ecim bashkë me ju me diplomaci dhe e vlerësoj si te arritur te madhe këtë hap te përbashkët qe ka munguar deri sot.
Guvernatori Shefki Hysa tha se i bashkojmë forcat me këto subjekte ekonomike në fushat diplomatike, ekonomike dhe kulturore me qëllim të mbizotërimit të Paqes globale e ne veçanti të Ballkanit me një tradite më konzervative se ajo evropiane.
Misioni diplomatik ka prezencë në shume vende të botës që ju mund të i shfrytëzoni për te gjet mundësi bashkëpunimi me biznese të vendeve të ndryshme me qëllim të eksportit dhe importit të produkteve vendore qe jeni promotor i ekonomisë Kombëtare.
Palët pajtohen qe deri në fund te vitit ti emërojnë misionaret e përbashkët ekonomik dhe diplomatik ne Gjermani, Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Zvicër e Turqi me qëllim të ngritjes së imazhit gjithë kombëtar.