AKB dhe ATK në shërbim të biznesit dhe prodhuesit vendës
Prishtinë 13 shtator - Kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini dhe përfaqësues të bizneseve kanë pritur drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezi dhe stafit të tij, ku kanë diskutuar lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat po ballafaqohen dy palët dhe atë sesi ATK-ja të jetë në shërbim të bizneseve dhe prodhuesve vendorë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar që së bashku me ATK-në kanë arritur të ndryshojnë mentalitetin fiskal të bizneseve, ku ka numër më të madh të bizneseve të deklaruara, fiskalizuara e që paguajnë më shumë taksa shtetin.
“ATK ka ngritur performancat e saj profesionale dhe bizneset kanë arritur të ngritin nivelin e mbajtjes në kontributet dhe taksat e tyre fiskale. ATK është në proces me tutje të fiskalizimit dhe barazisë në treg, kjo e bënë që informaliteti mbetet nën 30%. Bizneset paguajnë taksa të rregullta i ndihmojnë në performancën e tyre që të fitojnë kredi apo ndonjë beneficion e kredi të ndryshme”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së tregoi se 565 biznese prodhuese kanë përfituar lehtësira të ndryshme nga reformat e realizuara nga institucionet. Kjo e bënë tregun e Kosovës më interesant për prodhim.
Ai tregoi se nga drejtori i ATK-së kanë marr përkrahje të madhe në rritjen e bashkëpunimit.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi, tha se vazhdimisht po mundohen të jenë afër bizneseve në të gjitha format.
“Ne mundohemi të jemi partner e jo pale dhe kemi trajtim të barabartë. Bizneset po e kuptojnë se po trajtohen njëjtë kur dihet se jemi zbatues të ligjit e jo politikë bërës. Mbi 90 për qind jemi me legjislacion ndërkombëtar”, tha Murtezi.
Sipas tij institucionet kanë bërë reforma e lehtësira për bizneset sidomos atyre prodhuese. Janë paraqitur 595 kërkesa për lirime të lëndës së par, makinerisë e tjera, ku 30 janë refuzuar për arsye të ndryshme të tjerat janë miratuar sivjet.
Ai tregoi edhe për lehtësira tjera që kanë ndodhur dhe se do të vazhdojnë të investojnë në sistemin elektronik për përfundimin më të lehtë të pagesave edhe pas orarit të punës dhe atë edhe jashtë zyrave të ATK-së.
“Jemi duket punuar e reformuar sistemin në shumë fusha dhe rezultatet do të shihen nga fillim viti, ku më shumë do të punohet nga sistemi sesa nga njeriu në terren e po ashtu edhe inspektimet e format do të ndryshojnë”, tha Murtezi.
Drejtori i ATK-së tregoi se në këtë vit ka pasur rreth 12 % të hyra më shumë se në vitin e kaluar apo mbi 35 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar e cila rritje ka ardhur si rezultat I avancimit të vetëdijes së taksapaguesve. Po ashtu është arritur të ulen borxhet.
Kjo frymë do të avancohet tutje si dhe vazhdojmë me reforma të ndryshme e të krijojmë lehtësira për biznesin.