AKB: AKP-ja po dëmton investitorët dhe e mashtron Kuvendin
AKP-ja në dy raportet vjetore që i kishte raportuar kuvendit se ka përmbush zotimet për investime në vlerë prej 13.376.223,59 euro, ndërsa në raportin e fundit të AKP-së, thuhet se kjo ndërmarrje i ka realizuar vetëm 326.978,00 euro.
Kjo është zbuluar nga përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), pas nje hulumtimi te gjate të cilët sot I kanë dhënë ne një konferencë të jashtëzakonshme duke i bërë publike dyshimet për shkelje ligjore nga ana e menaxhmentit të AKP-së.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se në kohën kur vendi ka më së shumti nevojë për investime të huaja, Agjencitë të cilat veprojnë në Kosovë kanë dëmtuar rëndë ekonominë me procedura joprofesionale e burokratike duke krijuar imazh negative.
Shahini tha se AKP-ja dëmton investitorët vendor dhe të huaj mashtron kuvendin
"AKP-ja dëmton investitorët vendor dhe të huaj, mashtron kuvendin me raporte të veta për privatizim dhe ndal investimet direkte të huaja të planifikuara nga investitorë të huaj në Kosovë. Aleanca ka bërë një hulumtim nga viti 2007 deri në vitin 2014, e që ka të bëjë me një kompani vendore të cilës iu janë marrë asetet."
"Ne e kemi vlerësuar edhe më herët se asetet e kësaj kompanie janë marrë në mënyrë të paligjshme, të paargumentuara dhe si rezultat i kësaj e ka dëmtuar seriozisht imazhin e shtetit të Kosovës", ka theksuar Shahini.
Ndërsa sa i përket vlerësimit të investimeve që i ka paraqitur në vitin 2014,Shahini tha se AKP-ja thirret në një auditorë të jashtëm të cilin nuk e përmend fare si dhe kush ishte auditori.
AKP nuk tregoj se kush e bëri auditimin e kompanisë dhe investimet ne vitin 2014.
Ne kemi këtë pyetje, AKP-ja kur e ka mashtruar Kuvendin në vitin 2012,kur e ka raportuar këtë raport në vitin 2013, dhe këtu thirret sipas auditorit të jashtëm me emër dhe mbiemër. Ose më shumë tashmë në këtë vlerësim që e ka bërë vetë dhe thirret në emër të auditorit të jashtëm, auditori nuk figuron nëse ka ekzistuar apo ka bërë një raportim të tillë, ka thënë Shahini.
Sa i përket punësimit, sipas raportit thuhet se blerësi i ka punësuar 1850 punëtorë nga 14.443 të zotuar. Këtu duket jopresionalizimi sepse as që është lexuar kontrata e blerësit me AKP-në, sepse një zotim asnjëherë dhe në asnjë dokument nuk ekziston mes AKP-së dhe MIM Golesh-it, tha Shaini duke iu referuar raportit të AKP-së të dhjetorit 2014-të.
Skender Krasniqi, nënkryetar i AKB-së ka shpjeguar kërkesën e AKP-së për investimet dhe se sipas tij investitori i ka përmbushur zotimet e kërkuara me kontratë.
Ka diferencë të madhe të investimeve
Shuma e kërkuar ka qenë 16 milionë e 200 mijë, kompania i ka investuar 26 milionë, do të thotë është diferencë e madhe , ka thënë Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu theksoi se Kosova ka humbur një kontratë nga investitorët kroat dhe slloven në vlerë prej 112 milionë euro të nënshkruar në mes të MIM Goleshit, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Sllovenisë dhe Kroacisë, marrëveshje e cila nuk u realizua për arsye byrokratike të AKP-së.
Burim Piraj, nënkryetar i AKB-së, ka thënë se AKB-ja ka gjetur fakte lidhur me raportimin që ka bërë AKP-ja në rastet e privatizuesve të cilët sipas tij janë dëmtuar.
Investitori është dëmtuar
Në lidhje me privatizimin që i është raportuar Kuvendit në të cilat mashtrime me studime dhe hulumtime që i ka bërë Aleanca Kosovare e Bizneseve janë gjet fakte dhe janë gjet shumë dokumentacione të cilat e dëshmojnë se privatizuesit kanë qenë të dëmtuar dhe investitorët e huaj kanë qenë të dëmtuar, ka thënë ai.
Ndërmarrja M.I.M Golesh është privatizuar me metodën e spin-off it special në valën e 22-të.