Ahmeti letër Ismajlit për zhbllokimin e deponisë në Mirash
Prishtinë, 5 maj - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i dërgoi sot letër urgjente Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajlit, lidhur me problemin e deponisë së mbeturinave në Mirash.
Kryetari Ahmeti përmes kësaj letre shpërfaqi problemet që po ndodhin me mbylljen e shpeshtë të kësaj deponie nga Drejtori i deponisë, si dhe rreziqet që i kanosen shëndetit publik.
Ahmeti kërkoi nga Ministria që si menaxhues i kompanisë publike rajonale Pastrimi, në emër të Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë masa të menjëhershme për zhbllokimin e situatës, si dhe ta bëjë të qartë edhe për të ardhmen se deponia për shkaqe të shëndetit publik nuk mund të mbyllet