Ahmeti: Jemi të interesuar për zhvillim ekonomik
Prishtinë, 23 janar - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim të enjten, një delegacion nga Oda Ekonomike e Kosovës.Në këtë takim u diskutua për problemet që kanë bizneset karshi Komunës së Prishtinës.
\"Ne jemi të interesuar për zhvillim ekonomik, brenda kornizave ligjore. Të gjithë ata që duan të investojnë, që kanë për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës, do të na kenë partner. Ne do të jemi gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, tha Ahmeti.
Gjatë takimit u diskutuan edhe shumë çështje tjera që e preokupojnë Odën Ekonomikë të Kosovës, siç janë dhe çështjet e ndërtimeve, ku u diskutuan planet tona për zbatimin e Ligjit për Legalizim dhe Ligjit të Ndërtimit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve është i domosdoshëm për zhvillim ekonomik.
Me strukturën e re do të kemi mundësinë e bashkëpunimit. Do të angazhohemi bashkërisht për edukim dhe ngritje të kapaciteteve profesionale të të rinjve. Është momentum i ri i partneritetit të domosdoshëm mes nesh, tha Gërxhaliu.