Ahmetaj lanson fonde e BE-së në vlerë prej 250 milion euro
Prishtinë, 8 mars - Ministrja e Integrimit Evropian znj. Mimoza Ahmetaj hapi sot takimin koordinues me institucionët e Republikes së Kosovës për planfikimin e IPA-së për periudhën 2018-2020, në vlerë prej afro 250 milionë euro.
Ministrja Ahmetaj theksoi se: Pikënisja jonë për programimin shumëvjeçar IPA 2018-2020 do të jetë korniza e konsoliduar planifikuese e Qeverisë, e bazuar në pioritetet që dalin nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim, Programi për Reforma Ekonomike, Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe strategjitë sektoriale.
\"MIE do të siguroj gjatë muajve në vijim që asistenca gjeneroze që është ofruar nga BE-ja të përmbush dy objektiva kryuesore: (1) zbatimin e obligimeve në kuadër të MSA-së; dhe (2) përmirësimin e mirëqënies ekonomike dhe sociale të qytetarëve.
Sektorët që përfshihen në IPA për këtë periudhë programuese do të jenë: Sundimi i ligjit; Bujqësia; Energjia; Konkurrueshmëria dhe inovacioni; Edukimi, punësimi dhe politikat sociale dhe Mjedisi.
Vlera e fondeve të BE-së për tërë periudhën 2014 - 2020 për Kosovën kapë vlerën prej 645 milionë euro, dhe tashmë është kryer programimi i IPA 2014, 2015 dhe 2016, ndërsa është në finalizim edhe IPA 2017.