19 Nëntor 2024

Ahmetaj fton bizneset kosovare të shpalosin problemet

Prishtinë, 31 janar - “Konsultimi i vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, në lidhje me masat e përbashkëta për eliminimin e pengesave në tregtinë midis dy vendeve tona, do të jetë në fokusin e vazhdueshëm të punës së Qeverisë Shqiptare”, u shpreh Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtar dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, në letrën e tij dërguar Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Letra e Ministrit Ahmetaj vjen si përgjigje ndaj letrës së dërguar nga Oda Amerikane më 9 janar 2014, ku shprehej shqetësimi lidhur me vendosjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore nga të dyja anët e kufirit.

Oda Amerikane kishte ftuar qeveritë e dy vendeve që të angazhohen më fuqishëm dhe të tregojnë energji më të madhe për një bashkëpunim më të thellë midis dy vendeve, me besimin që kjo do të çonte drejt përmirësimit të gjendjes ekonomike të të dyja vendeve. Si rezultat, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë u përgjigj duke thënë se Qeveria e Shqipërisë ndan po të njëjtin shqetësim me Odën Amerikane sa i përket domosdoshmërisë për të eliminuar çdo barrierë në tregtinë dypalëshe.

Ministri Ahmetaj mes tjerash u shpreh se me nënshkrimin e Marrëveshjes së fundit në Prizren, për  bashkëpunim drejt lehtësimit të tregtisë, janë përcaktuar fushat dhe objektivat konkretë të bashkëpunimit për eliminimin e barrierave jo-tarifore dhe pengesave të tjera administrative që përbëjnë shqetësim për tregtinë dypalëshe.

Arben Ahmetaj shtoi se duke marrë parasysh rëndësinë e  intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kosovë, Qeveria e Shqipërisë ka vënë prioritet angazhimin në këtë drejtim, duke njoftuar se janë duke punuar në hartimin e një plani të detajuar të masave në zbatim të marrëveshjes më të fundit të nënshkruar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie kyçe drejt zhvillimit më të qëndrueshëm ekonomik të të dyja vendeve. Bashkëpunimi i shëndoshë me sektorin privat do të ndihmonte në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, kështu Qeveria e Shqipërisë duke u falënderuar për bashkëpunimin, ajo u shpreh e hapur për pranimin e sugjerimeve të bizneseve kosovare për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)