24 Dhjetor 2024

Agron Llugaliu pranon detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Doganës

Prishtinë, 30 prill - Sot në drejtorin e Doganës u mbajt ceremonia e pranim - dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm nga U.D. Bajram Rexha  tek drejtori i ri i përgjithshëm Agron Llugaliu, sipas vendimit të Qeverisë së Rrepublikës së Kosovës të datës 22 prill.  

Ushtruesi i detyrë së drejtorit të përgjithshëm Bajram Rexha uroj drejtorin e ri në këtë pozitë, nga ana tjetër drejtori i sapo zgjedhur Agron Llugaliu.

Llugaliu theksoi se detyra e cila e ka pranuar nuk është privilegj, por përgjegjësi e madhe në drejtimin e doganës.

''Synoj që të reformojmë dhe modernizojmë strukturën dhe proceset e punës, me qëllim të orientimit të Doganës së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe bizneseve të vendit, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit.''

''Në anën tjetër do të jemi të përkushtuar në evitimin e praktikave jo-profesionale dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale", theksoi Llugaliu.

Me këtë rast,  Llugaliu theksoj se është i njohur me pritjet për Doganën e Kosovës dhe premtoj qasje strategjike për ti përmbushur këto pritje, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi me institucionet tjera në këtë rrugëtim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)