05 Maj 2024

Agjensionet e pavarura kërkuan rritje të pagave

Prishtinë, 23 mars - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar një varg kërkesash të agjensioneve të ndryshme buxhetore për rritjeve të buxhetit në kategori të ndryshme brenda tyre, karshi buxhetit të përcaktuar në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2011. 

Në këtë linjë, komisioni shqyrtoi kërkesat buxhetore të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2011.

Para anëtarëve të komisionit, kërkesat e shtruan nga përfaqësuesit e këtyre agjensioneve, të cilët, njëherësh, i arsyetuan ato me nevojat përkatëse.

Rreth mundësisë së realizimit të këtyre kërkesave, të cilat kishin të bënin kryesisht me shtim të numrit të të punësuarve, rritje të pagave, rritje të buxhetit për mallra dhe shërbime, etj., sqarime dha drejtori i Buxhetit në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi.

Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, shfaqën mirëkuptim për disa nga kërkesat e arsyetuara dhe të domosdoshme, për të cilat u dakordua që të vendoset pas miratimit në parim të buxhetit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Për disa të tjera, u dhanë rekomandime që të shqyrtohen serish gjatë rishikimit të buxhetit të shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)