15 Nëntor 2024

Agjenda politike po dëmton atë ekonomike

Prishtinë, 22 shkurt - Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se nga viti 2014 është humbur plotë një vit në probleme dhe mosmarrëveshje politike që ka pas ndikim shumë negativ në agjendën e zhvillimit ekonomik.

Në vitin 2014 janë humbur  gjashtë muaj pas zgjedhjeve të qershorit për shkak të problemeve në krijimin e koalicionit qeveritar. Tashmë jemi në krizë parlamentare e politike e cila ka nisur në shtator, pra po zgjat gati gjashtë muaj.

“Praktikisht, nga viti 2014 ne e kemi humbur një vit. Ky është luksi që vetes nuk do të mund t’ia lejojnë as vendet shumë më të pasura në  Evropë dhe jo Kosova që është në mesin e vendeve më të varfra në kontinentin evropian”, ka deklaruar kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu thekson se kur dominon kriza politike, atëherë ka pak apo aspak kushte që ekonomia të zhvillohet dhe të hapen vende të reja të punës dhe shton se edhe pse ekonomia gjatë këtyre krizave politike qëndron në plan të dytë, nuk duhet të mendohet  se ajo nuk është goditur dhe se nuk është dëmtuar.

“ Përkundrazi, mendoj se ekonomia është viktima më e madhe e krizave nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Kjo sepse, politika disi do të rikuperohet, do të vijë qeveria e re, apo do të mbetet ajo e vjetër. Por, kjo nuk vlen për ekonominë ku çdo ditë dhe jo javë, muaj apo vit i humbur kurrë më nuk do të mund të rikuperohet”, thotë kreu i OEK-ut dhe shton se lënia pas dore e ekonomisë përbën dëmin më të madh të krizave politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)