17 Nëntor 2024

Agjencitë ekonomike të kriminalizuara

Prishtinë, 3 prill - Vonesat e stërzgjatura në kompletimin e bordeve, siç është Bordi i AKP-së dhe Bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, bazuar në vlerësimet e njohësve të kësaj fushe dhe përfaqësuesve të opozitës janë veprime të qëllimshme të koalicionit qeveritar, i cili do ta ndajë kulaçin mes tyre dhe t’i rehatojnë militantët partiakë.

Deputetja Donika Kada – Bujupi (AAK), tha se bordet dhe agjencitë e pavarura sot janë të okupuara. “Mosfunksionim i AKP-së dhe Autoritetit të Konkurrencës bëhet qëllimisht, sepse fundja të gjitha bordet e agjencive, sot janë të okupuara nga militantët partiakë”, thotë ajo..

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)