15 Maj 2024

Agjencitë e vlerësimit rrisin presionin ndaj zonës së euros

Bruksel, 17 dhjetor - Vetëm një javë pas zhvillimit të takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel agjencitë amerikane të vlerësimit kanë rritur presionin ndaj Bashkimit Evropian.

Duke iu referuar barrës së vazhdueshme të zonës së euros agjencia Moody\'s uli kredibilitetin e Belgjikës me 2 shkallë nga Aa3 në Aa1.

Belgjika ka borxhe relativisht të mëdha, deklaroi Moody\'s në Nju Jork. Rreziqet për rritjen afatmesme të ekonomisë shumë të vogël belge, janë rritur.

Edhe Fitch vendosi gjashtë vende të euros në listën e kandidatëve që kërcënohen nga ulja e kredibilitetit. Krahas Belgjikës, u përmendën edhe Italia, Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Qipro.

BE është duke u përpjekur që të verë shpejt në jetë vendimet e takimit të nivelit të lartë për krijimin e një unioni fiskal.

Sipas të dhënave të diplomatëve, shefi i presidencës së BE-së ka dërguar projektin për përpilimin e paktit midis shteteve në kryeqytetet evropiane.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)