Agjencitë e pavarura duhet të eliminojnë praktikat burokratike
Prishtinë, 23 shkurt - Agjencitë e pavarura duhet të përmbushin mandatin e tyre dhe të eliminojnë praktikat burakratike të cilat po i mbajnë peng shumë investime të rëndësishme, - tha Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Keshillit të investitorëve Evropian në mbledhjen e pestë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Ky lloj i trajtimit jo i barabartë dhe diskriminues ka shtrembëruar qartë konkurrencën e shërbimeve të cilat menaxhohen nga agjencitë e pavarura në masë të madhe, duke dëmtuar operatorët e licencuar dhe investitorët e rëndësishëm duke mos marrur masat e duhura ndaj shkelëseve, u shpreh z. Balija.
Ndër të tjera, z. Balija thotë se Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)duhet të jetë One-Stop-Shop (OSS) për Licencat Minerare duke eliminuar ambguitetet, burokracinë dhe jo-efficiencen e cila dëmton rëndë bizneset në këtë veprimtari dhe se harmonizimi i ligjeve dhe rregulloreve duhet të ndodhë menjëherë.
Gjithashtu u ngritën shqetësimet rreth Komisionit të Pavarur për Media (KPM), ku njëherit ku njwherit u shprehen edhe shqetësime rreth kësaj agjencie e cila duhet të ketë kapacitetet e plota financiare dhe të resurseve humane për të përmbushur mandatin e tyre. Në këtë drejtim z. Balija bëri apel tek institucionet relevante që mos ta injorojnë ketë institucion të rëndësishëm dhe funksionimin e tij efikas sepse investitoret po dëmtohen në vazhdimësi.
Duke pasur parasysh se Përgjegjësia e KPM-së është të promovojë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve audiovizuale dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit, si dhe të mbikëqyrë përmbajtjen e materialit të transmetuar si dhe të drejtave të autorit në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, deri me tani KPM ka dështuar të përgjigjet dhe për të zgjidhur ndonjë prej ankesave të bazuara të investitorëve aktual të cilët operojnë ne Republikën e Kosovës konform të gjitha ligjeve në fuqi. tha z. Balija.