Agjencia Moody's zbret aftësinë e kreditimit të Irlandës
Dublin, 13 korrik - Pavarësisht përpjekjeve për të zbutur krizën e borxheve, agjencia e vlerësimit financiar, Moody's ka ulur aftësinë kredituese të Irlandës, duke i vlerësuar titujt e borxhit gati në nivel zero, dhe të pavlefshme për bankat investuese.
Arsye për këtë vendim është rritja e shqetësimit, se Irlanda e zhytur në borxhe mund të ketë nevojë për një paketë të dytë shpëtimi, njoftoi Moody's.
Më parë nota kaq të ulëta vlerësimi kishin marrë Greqia dhe Portugalia.