19 Nëntor 2024

Agjencia Kundër Korrupsionit po përballet me presion

Prishtinë, 27 janar  - Kohëve të fundit Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) është duke u përballur me presione nga më të ndryshmet   në përpjekje për  të ndikuar  në  punën e këtij institucioni që është i themeluar  për të zbatuar ligjet  që kanë të bëjnë me luftimin  dhe parandalimin e  korrupsionit në Kosovë.

“Brenda një periudhe  të shkurtër kohore zyrtarët e Agjencisë janë ballafaquar me telefonata, kanë  pranuar e-mail-a privat, shkresa,  madje edhe vizita nëzyrat e tyre. Të gjitha këto veprime kanë pasur  përmbajtje,   “kërkimore” për raste të caktuara të kallëzimeve penale apo që janë në procese hetimore  për të cilat Agjencia nuk ka të drejtë të  shpalos as njëinformatë si rrjedhojë e  asaj që janë të ndaluara me ligj”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Agjencia që nga themelimi I saj  -  gjithë punën e vetë e ka mbështetur rrënjësisht mbi parimet që janë vendosur nga tëzgjedhurit e popullin (Deputetët e Kuvendit) përmes ligjeve të nxjerra në organin më të lartë Kushtetues të vendit dhe krejtësisht  I mbetet lojale  zbatimit të atyre ligjeve me ndershmërinë dhe besnikërinë më të lartë, duke ruajturskajshmërish konfidencialitetin e secilit rast të trajtuar komfor ligjeve në fuqi

Veprimet e  kohëve të fundit  ku kërkohet nga Agjencia që të japi “llogari” për raste të caktuara të punës së saj  Agjencia I konsideron formë presioni  dhe tendencëfrikësimi të zyrtarëve të saj për punën që e kanë bërë dhe po e bëjnë,  dhe në fakt Agjencia  është e bindur se po e bëjnë  në mënyrë shumë të pavarur dhe profesionale.

“Agjencia publikisht garanton se  puna e saj  nuk  reflekton punën  individuale të askujt,  por vetëm  sistemininstitucionalshtetëror i ndërtuar mbi parimin e zbatimit të  plotë të ligjit. Agjencia është e zotuar se skajshmërisht  do të funksionoj mbi këtë parim dhe nuk do të heq dorë prej tij pa marr parasysh presioneve dhe kërkesave për mos zbatimin e ligjit.
Agjencia bënë thirrje publike  që të ndalen të gjitha  format e presionit ndaj saj  në mënyrë që misionin vetë  për fuqizimin e sundimit të ligjit ta  realizojë me  sukses ashtu siç e ngarkon ligji”, është thënë në komunikatën e AKK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)