Agjencia Kadastrale e Kosovës shpërndan mirënjohje për kontribuesit
Prishtinë, 10 dhjetor - Agjencia Kadastrale e Kosovës këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. Në mesin e aktiviteteve të parapara për të shënuar këtë përvjetor jubilar, shumica u të cilave u pamundësuan edhe nga situata e krijuar nga pandemia, ishte paraparë edhe ceremonia e shpërndarjes së mirënjohjeve për të gjithë ata që kontribuuan për themelimin dhe zhvillimin e kësaj Agjencie ndër vite.
Për këtë arsye, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, me datë 10 dhjetor 2020, në ambientet e hotelit “Emerald”, në prezencën e shumicës së laureatëve të këtyre mirënjohjeve, nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe zv. Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit z-nja Burbuqe Bakia Deva u bë edhe ceremonia e shpërndajres së mironjohjeve.
Përmes fjalëve të rastit, edhe z. Ahmeti edhe z-nja Bakia Deva falënderuan secilin përj laureatëve për kontribunit e tyre, duke vlerësuar qoftë angazhimin profesional dhënë brenda Agjencisë qoftë për konitrbutin e dhënë prej nga jashtë Agjencisë duke qenë të përfshirë në fushën e gjeodezisë, kadastrës, pronës e gjeoinformacionit.
Ndërsa, emrat e laureatëve është si vijon:
1. Abdurrahman Kuleta
2. Blerim Jashari
3. Dukagjin Venhari
4. Enver Haliti
5. Fadil Shehu
6. Hajzer Bublaku
7. Hamit Basholli
8. Hyzri Llabjani
9. Ilmi Zherka
10. Ismet Kryeziu
11. Kamer Nela
12. Luljetë Vuthi
13. Maxhun Hyseni
14. Muhamet Fetaj
15. Murat Hoxha
16. Murat Meha
17. Namik Nishliu
18. Nysret Gashi
19. Orhan Dizdari (post mortum)
20. Përparim Ameti
21. Qemajl Kadiri
22. Rabit Krasniqi
23. Shefkije Bunjaku (post mortum)
24. Skender Tullumi
25. Terezea Hajdarajâ