Agjencia e të Hyrave do të jetë shumë funksionale
Prishtinë, 16 mars - Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga ekspertët e Grupit koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganave, u takuan sot me bashkëpunëtorët strategjik dhe zhvillimor të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësuesit e GIZ-it, Përfaqësuesit e Zyrës së Unionit Evropian, si dhe me përfaqësuesit e USAID-it.
Në këtë takim u diskutua për Planin dhe procesin për krijimin e Agjencisë së të Hyrave (bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganave), si dhe për mundësinë e bashkëpunimit me donatorët potencial në ofrimin e ekspertizës së tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e bashkimit të këtyre dy agjencive të të hyrave.
Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se Aktualisht Grupit koordinues është duke punuar intensivisht në hartimin e Ligjit Bazikë për Agjencinë e të Hyrave. Njëkohësisht edhe duke u punuar edhe ne hartimin e Planit Detal për procesin e bashkimit ATK dhe DK. Janë formuar 3 grupe punuese (Grupi për Ligjin e Agjencisë së të Hyrave, Planin Detal dhe për IT) dhe janë duke u formuar (brenda këtij muaji) edhe disa grupe tjera punuese për analizimin e situatave në ATK dhe DK si dhe per ofrimin e zgjidhjeve me racionale në procesin e bashkimit.
Gjate fazës fillestare të këtij projekti ne kemi pasur mbështetjen e FMN prej nga kemi marrë rekomandime dhe udhëzime shumë të vlefshme në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, ndërsa tani jemi duke bashkëpunuar me GIZ-in, dhe jemi në fazën e finalizimit të modeleve te angazhimeve te eksperteve vendor për disa fusha, shtoi ministri Hoti.
Ekspertët e Grupit koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganave, shprehën nevojën për mbështetje nevojë edhe për mbështetje shtesë nga institucionet tjera, me ekspertize (eksperte ndërkombëtarë) në këtë proces me qëllim të realizimit me sukses të këtij projekti të rëndësishëm, në veçanti përkrahjen në këtë fazë me ekspertë të fushave specifike.
Ndërsa, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganave.