29 Prill 2024

Agjencia e kreditimit renditë në nivel më të ulët borxhin japonez

Tokio, 25 gusht - Ministri japonez i financave Yoshohiko Noda tha se besueshmëria ndaj ekonomisë vendase “nuk do të lëkundet” mbasi një agjenci ndërkombëtare kreditimi e ka renditur në nivel më të ulët borxhin japonez.

Bonot e thesarit ishin të qëndrueshme mbas uljes mëngjesin e sotëm, dhe punonjësit e bursës thanë se kjo ulje nuk ishte e papritur.

Agjencia ndërkombëtare "Moodi" thotë se e kishte ulur përqindjen e borxhit, nga AA2 në AA3, pasi vendi vazhdon të ketë defiçit të lartë dhe paqëndrushmëri politike.

Janë këto arsyet që sipas kësaj agjencie krijojnë dyshime për aftësitë që ka Japonia për t’u përballur me problemin e borxhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)