Agim Shahini, zgjedhet kryesues i Këshillit Konsultativ
Prishtinë, 23 dhjetor - Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, është zgjedhur kryesues i Këshillit Konsultativ, ndërsa zëvendës u zgjedh Behxhet Haliti, drejtori nga ATK-ja. Zgjedhja është bërë në mënyrë unanine. Këshilli përbëhet nga Ministria e Financave, Doganat, Administrata Tatimore, Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane.
Me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së përbashkët ndërmjet biznesit dhe institucioneve përkatëse, këshilli do të trajton tema të ndryshme, rregullore si dhe do të inicoi kërkesat e përbashkëta për të lehtësuar punën e bizneseve. Njëkohësisht do të lehtësohet edhe vetë puna e këtyre agjencioneve shtetërore për të rritur perfomancën buxhetore. Po ashtu me me këtë këshill do të luftohen edhe dukurit negative në ekonominë e Kosovës.