Agim Shahini, rizgjidhet kryetar i AKB-së
Shahini është rizgjedhur kryetar në Kuvendin e VI-të zgjedhor, ku janë zgjedhur edhe strukturat e saja udhëheqëse për katër vitet e ardhshme. Nënkryetarë të AKB-së, janë zgjedhur Suad Berisha, Bashkim Osmani, Burim Piraj dhe Skender Krasniqi. Ndërsa anëtar të Bordit Drejtues, janë zgjedhur Fadil Maxhuni, Ahmet Kuqi, Qemajl Smajli, Enver Abazi, Hysni Zogaj, Muharrem Osmani, Sulejman Konushevci, Agron Thaçi, Arsim SelmanMusa, Avni Ponari, Nehat Devolli.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se para vetës kanë tri objektiva, e para është ngritja e kapaciteteve, e dyta promovimi i prodhimeve vendore dhe e treta investimet e reja në Kosovë për të ndal migrimin e qytetarëve. Bizneset janë shtylla kryesore e shtetit dhe se AKB-ja ka qenë dhe do të mbetet promotorë e zhvillimit ekonomik të vendit, ka deklaruar Shahini. Ai ka premtuar se do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm i bizneseve prodhuese në Kosovë, tradita vazhdon, ne i mbrojmë interest afariste.
Kurse Ramiz Kelmendi, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se AKB-ja ka luajtur rolë mjaft vendimtar për prodhuesit vendës, duke I mundësuar atyre lehtësira më të mëdha.
Edhe deputeti i Kuevdnit të Kosovës, Nenad Rashiç, tha se AKB-ja ka tejkaluar të gjithë kufijtë dhe ka kontribuar për një të ardhme më të sukseshme.
Shaip Muja, deputet, tha se kanë qenë gjitnjë në krah të shqetësimeve të bizneseve dhe gjithnjë sugjerimet e tyre do të merren parasysh. Sipas tij AKB-ja gjithnjë ka qenë dhe mbetet zë I fuqishëm I biznesit në institucione.V
Kabil Kurti, president i Biznes Klub Anamalit nga Mali i Zi, tha se AKB-ja ka arritur që të krijoj ura bashkëpunimi ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe atyre nga Mali i Zi dhe të gjitha bizneseve shqiptare. Ai kërkoi që ky bashkëpunim të forcohet edhe më shumë .
Avni Ponari, president i Sigal Uniqua Austria , tha se AKB-ja është përpjekur dhe vazhdon përpjekjet për krijimin e vendeve të punës dhe mbushjen e buxhetit për këtë duhet të krenohen dy qeveritë shqiptare dhe kosovare.
Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, tha se rolë aktiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve ka luajtur AKB-ja, duke thyer edhe kufijtë me eksportet e prodhimeve vendore.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së prezantoi të arriturat, aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet biznesi kosovar.