Agim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Financave
Prishtinë, 20 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Agim Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve (MFT).
Duke i uruar suksese në detyrën e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e z. Krasniqi në fushën e ekonomisë do të ndihmojë në institucionin të cilit do t’i shërbejë.