17 Nëntor 2024

Agani: Procesi i rindërtimit në ‘Kroin e Vitakut’ duhet të vazhdojë

Prishtinë, 23 janar - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, priti në takim Këshillin e Banorëve të Lagjes së ‘Kroit të Vitakut’, nga të cilët u njoftua për zhvillimet e fundit në këtë lagje, përkitazi me procesin e rindërtimit të shtëpive për komunitetin shqiptar, i cili po pengohet nga institucionet paralele serbe.

Kryetar i Këshillit të Banorëve të kësaj lagjeje, Nazmi Islami, falenderoi ministrin Agani për gatishmërinë e tij që të njoftohet me këtë problem mjaftë serioz.

Islami, me këtë rast tha se shqiptarët nuk po lejohen të rindërtojnë shtëpitë e djegura, ndërsa serbët pas një pauze kanë filluar të ndërtojnë objekte shumëbanesore.

Ministri Agani, premtoi se këtë çështje do ta ketë ndër prioritetet e tij,  dhe në bashkëpunim me mekanizmat tjerë politikë do të mundohen për zgjidhjen e këtij problemi.

Agani po ashtu tha se në Kosovë të gjithë qytetarët do ta ndjejnë veten të barabartë, duke rikujtuar se ligji do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)