15 Nëntor 2024

Agani e Asllanaj diskutojnë për situatën pas vërshimeve

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanajn, me të cilin bisedoi për gjendje në këtë komunë pas vërshimeve të fundit.

Kryetari Asllanaj, potencoi se komuna e Suharekës po përballet me problemin e vërshimeve nga ujërat atmosferike, ku pas çdo reshje shiu në mungesë të kanaleve për largimin e ujërave atmosferik po shkaktohen vërshime në rrugët kryesore.

Asllanaj tha se Komuna e Suharekës për vitin 2016 në kuadër të problemeve kapitale ka planifikuar të investojë në projektin “Trajtimi i ujërave atmosferik në rrugën ‘Xhavit Sylaj’”, andaj, kërkoi mbështetje nga MMPH-ja. 

Ministri Agani, tha se janë koshient ndaj këtij problemi dhe se do të angazhohen që të gjejnë mënyrë të financimit për këtë projekt, ngase sipas tij, realizimi I tij është i domosdoshëm dhe ndihmon dukshëm në mirëqenien e banorëve dhe njëherit zgjidh problemin e vërshimeve në këtë zonë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)