15 Nëntor 2024

Aftësimi profesional e ardhmja e ekonomisë vendore

Ferizaj, 17 dhjetor - Në kuadër të projektit tradicional  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2015”, një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, kanë vizituar Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, ku është bërë edhe hapja e klinikës specialistike dentare.

Delegacioni i AKB-së gjatë vizitës janë informuar nga udhëheqësit e shkollës lidhur me historikun, ecurinë dhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë  dhe kanë vizituar dhomat e mësimit e  praktikës dhe zyrat e laboratoret.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ndihen të impresionuar me kushtet e larta dhe teknologjinë që ofron kjo qendër për nxënësit, të cilët po aftësohen profesionalisht dhe të cilët do të ndikojnë në rritjen e ekonomisë së Kosovës.

“Kjo qendër Kosovës i ofron përgatitje profesionale  apo ekspertë nga tetë profile apo fabrika që ka shkolla me teknologji e cila është e cilësisë së lartë dhe        që deri tash i ka munguar vendit. Këtë teknologji rrallë kush e ka, falë ndihmës nga Qeveria e Luksemburgut, por Qeveria e Kosovës, duhet të mbështes qendrën, në mënyrë që  investimet aty të mos shkojnë në dëmë dhe që në tardhmen të shtohen”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, shtoi se jo vetëm shtetit tonë, por edhe rajonit e më gjerë, I nevojiten ekspertë të profilizuar dhe që nxënësit e kësaj qendre  të përgatitur profesionalisht në bazë të standardeve ndërkombëtare e kanë punësimin të sigurtë jo vetëm në Kosovë, por edhe në BE.

“Tetë fabrika me po aq profile, janë një mundësi e shkëlqyer  për të nxënë dijen profesionale,  për tu bërë ekspertë  dhe punësuar, dhe këto kushte e teknologji të lartë rrallë pak shtete i kanë”, tha kryetari i AKB-së.

Agim Shahini, shtoi se  AKB-ja ka bërë hulumtime të tregut të punës dhe  tash kjo qendër ka profesione të shkëlqyera të cilat ne i kemi identifikuar dhe kjo ishte arsyeja e vizitës në shkollë e cila duhet të bëhet më tërheqëse edhe për nxënësit e gjithë Kosovës.

Bashkim Hyseni, drejtor i Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, tregoi se shkolla ka rreth pesëqindë nxënës që arsimohen e aftësohen profesionalisht në tetë profile.

Ai tregoi se janë bërë investime të shumta nga Qeveria e Luksemburgut  dhe nga qendra ofron shërbime dhe produkte.

“Qendra ballafaqohet edhe më disa vështirësi, sidomos mungesa e kompanive nga lëmenjë të profileve që ofrojnë dhe në anën tjetër kanë vështirësi edhe në gjetjen e kuadrit, por dhe në punësime, derisa kanë pajisjet më të sofistikuara”, tha Bashkim Hyseni.

Drejtori i Qendrës së Kompetencës, shtoi se derisa në vend ka munges punësimi, kuadri e kompanive të këtyre profileve, në anën tjetër nga jashtë ka interesime për punësimin e nxënësve dhe marrjen e shërbimeve e produkteve.

“Ne jemi në një rrugëtim sfidues, por shumë të artë për aftësimin profesional të gjenerateve të reja  në zhvillimin e shklollës dhe ngritjes ekonomike”, tha Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)