03 Maj 2024

Afro 25 për qind të amvisërive në Kosovë pranojnë remitenca

Prishtinë, 24 nëntor - Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë në bashkëpunim me Bankën Qëndrore të Kosovës dhe Ministrinë e Financave kanë publikuar raportinë për studimin e Remitencave në Kosovë për sivjet.

Studimi i Remitencave në Kosovë 2010 ka treguar që remitencat në Kosovë luajnë një rol qenësor në mbështetjen e ekonomisë – si në nivelin e amvisërive ashtu edhe në makro nivele. Remitencat ndikojnë pozitivisht në kushtet e jetesës së amvisërive më pak të prosperuara, si mënyrë për të lehtësuar konsumin kohë pas kohe. 

Studimi për Remitencat në Kosovë 2011 ka gjetur që afro 25 për qind të amvisërive në Kosovë pranojnë remitenca, mesatarisht, amvisëritë pranojnë 2,136 Euros para kesh dhe remitenca tjera në të mira materiale për çdo vit.

Përqindja e pranuesve të remitencave është më e lartë në mesin e grave kryefamiljare, 31për qind, krahasuar me amvisëritë që udhëhiqen nga meshkujt. 24për qind

Sipas këtij raporti, remitencat kryesisht shfrytëzohen për konsum të menjëhershëm, ndërsa Gjermani dhe Zvicrra vazhdojnë të jenë vendet më të popullarizuara nga emigratët kosovar që dërgojë remitenca.

Gjithashtu edhe në Itali, Austri dhe SHBA jetojnë një numër i madh i kosovarëve që  dërgojnë remitenca. Nga numri i përgjithshëm i dërguesve të remitencave, 85.4për qind janë burra dhe vetëm
14.6për qind janë gra.

Përqindja e pranuesve të remitencave për komunitetet etnike në Kosovë, edhe këtë herë ka shfaqur ekzistencën e dallimeve të mëdha. Përqindja e amvisërive shqiptare në Kosovë që marrin remitenca është rritur prej 21për qind (2010) në 27për qind (2011), ndërsa për komunitetin serbë të Kosovës kjo rritje është më e ultë, përkatësisht prej 6për qind (2010) në 7për qind (2011).


Studimi gjithashtu tregon që përqindja e amvisërive që pranojnë remitanca është paksa më e lartë për amvisëritë që banojnë në zona rurale sesa për ato që banojnë në zona urbane.

Përqindja e amvisërive që banojnë në zona rurale dhe që pranojnë remitenca është 26për qind, ndërsa për amvisëritë në zonat urbane ky numër është 24për qind.

Shpërndarja e remitencave sipas regjioneve dallon në mënyrë të konsiderueshme. Përqindja e amvisërive që pranojnë remitenca është më e larta në regjionin e Pejës (37për qind) krahasuar me regjionet tjera, të cilat shfaqin të kenë një shpërndarje më të baraspeshuar të remitencave, ndërsa Prishtina është regjioni me nivelin më të ulët të prurjeve nga remitencat.

Studimi ka treguar që krerët e amvisërive në Kosovë, mesatarisht kanë të mbaruara 11.33 vite në arsimimin formal.

Krerët e amvisërive që marrin remitenca kanë një mesatare më të ulët të numrit të viteve të arsimimit formal (10.99 vite), krahasuar me ato që nuk marrin remitenca (11.44 years).

Nga të gjithë të anketuarit, niveli i papunësisë është 46.9për qind. Niveli mesatar i papunësisë në mesin e amvisërive që marrin remitenca dhe atyre që nuk marrin ka një dallim të madh; niveli i papunësisë për amvisëritë që marrin remitenca është 50.2për qind , ndërsa tek amvisëritë që nuk marrin remitenca ky nivel është 45.8për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)