AFK me produkt për bujqësi
Për makineri bujqësore, AFK në bashkëpunim me Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Bashkesine Evropiane ka siguruar edhe një grant i cili financon 10 për qind të shumës së kredisë në raste kur investimi mundëson zvogëlimin e shpenzimit të karburanteve për mjete motorike.
Ndërsa për investime në materiale shpenzuese për të kryer mbjelljet pranverore AFK ka hequr ngarkesën administrative, pohojnë zyrtarë të AFK-së.
Është një projekt i mrekullueshëm që na mundëson të përkrahim bujqit me një grant të BE-së. Nëse një bujk merr kredi nga AFK dhe financon një mjet motorik bujqësor atëherë ai përfiton 10 për qind të shumës së kredisë në formë të donacionit, shpjegon z.Vahdet Anadolli, Drejtor i AFK-së.
Sa i përket furnizimit me lend te pare, ne vazhdojme te mos aplikojme shpenzimin administrativ për kreditë në bujqësi. Pra nëse bujku merre 1000 euro kredi atëherë në llogari do të kete shumën e njejtë prej 1000 eurosh, ka shtuar ai.
Në pyetjen nëse kreditë për bujqësi janë të shtrenjta z.Anadolli tha: Cmimi i kredive për bujqësi mund të duket i lartë, mirëpo operimi me kredi të shumave të vogla e ka edhe koston e lartë. Mirëpo duke marre parasyshë se investimet në bujqësi kanë kryesisht kthim të shpejtë dhe kreditë janë afatshkurtra ,në fund kostoja nuk del te jete shumë e larte.
Per shuma te vogla te huazuara kostoja e kredise ne institucionet mikrofinanciare nuk eshte me e larte se ajo qe ofrohet nga Bankat komerciale.
Me marrëveshjen tonë me BERZH-in dhe BE-ne përmes projektit KoSEP, për kredi afatshkurtëra granti praktikisht e mbulon plotesishte kamatën, ka shtuar ai.