Afganistani për fiton 16 miliardë dollarë donacione
Tokio, 9 korrik - Donatorët ndërkombëtarë premtuan në Tokio një ndihmë prej 16 miliardë dollarësh për Afganistanin gjatë katër viteve të ardhshme.
Kjo shifër mendohet nga Banka Botërore si shuma që mund ti duhet Afgansitanin për të mbushur boshllëkun financiar të vendit e për të nisur rindërtimin e qëndrueshëm të tij.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të rreth 70 vendeve si dhe përfaqësues të lartë diplomatikë, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton.
Në fjalën e tij presidenti afgan Karzai tha se \"unë dua që të siguroj drejtimin e së ardhmes ekonomike të Afganistanit, bazuar në vizionin tonë strategjik gjatë dekadës transformuese të vendit. Sot, unë u kërkoj miqve dhe partnerëve të Afganistanit që të sigurojnë sërish popullin e tij se ju do të jeni me ne në përpjekjen tonë për të forcuar Afganistanin si një demokraci paqësore dhe si zot i vetvehtes.
Sekretarja amerikane e Shtetit Clinton tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Afganistanin përgjatë gjithë dekadës në vazhdim:
Për sa na takon ne, Shtetet e Bashkuara do të punojnë sëbashku me Kongresin që të sigurojnë ndihmë për Afgansitanin deri në vitin 2017, për dy arsje: edhe për të ndihmuar rritjen e sigurisë në vend edhe për të mbrojtur investimin tashmë të konsiderueshëm që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në Afgansistan. jo vetëm në terma financiarë por në sakrificën që gratë e burrat tanë kanë bërë gjatë dekadës së kaluar.
Shuma prej 16 miliardë dollarësh e cila do të jepet përgjatë katër vjeaçarit të ardhshëm në Afgansitan, do të vëzhgohet me kujdes për tu siguruar se nuk do të ketë korrupsion ose keqmenaxhim të tyre.
Kjo shifër mendohet nga Banka Botërore si shuma që mund ti duhet Afgansitanin për të mbushur boshllëkun financiar të vendit, e për të nisur rindërtimin e qëndrueshëm të tij. Përpara zhvillimit të konferencës, pritshmëria e ndihmave ishte për 4 miliard dollarë, 1 e katërta e ndihmës financiare që iu dha faktikisht Afgansitanit në konferencën e sotme.