23 Dhjetor 2024

Afaristi Nazmi Viqa nderohet nga 'Helfer-Geneva' për kontributin e dhënë në diasporë

Prishtinë, 4  shkurt - Pronari i kompanisë 'Helfer- Geneva', Kushtrim Musliu ka nderuar me orë të veçantë Nazmi Viqa, pronar i kompanisë "AWR  ABBRUCH Gmbh" në Gjermani për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës, jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë Evropën.

Zotri Viqa në kompaninë e tij ka të punësuar rreth  350 persona, kompani e cila është një brand që prezenton në mënyrë të denjë Kosovën dhe ndërmarrësinë vendore.

Kontributi i z.Viqa ka ardhur në shprehje edhe në Unionin e Bizneseve të Diasporës dhe kontributin ekonomik dhe social që ka dhënë për Kosovën.

"Helfer Geneva" ëshë në pronësi të Kushtrim Musliut i cili posedon brandin e orëve të veta të njohura në mbarë botën dhe të prezentuara nga yje të sportit dhe artit.

Vlen të theksohet se orët "Helfer Geneva " promovohen në mbar botën nga aktori i njohur Jean Cloud Van Dam.

Në fjalën e tij Viqa falenderoi për ktë çmim  z.Musliu, për të cilin u shpreh se ky do të jetë një motiv shtes për të kontribuar edhe me tepër për imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)