16 Janar 2025

Afaristët e huaj nuk vizitojnë Kosovën shkaku i procedurave burokratike

Prishtinë, 9 dhjetor - Vazhdojnë anulimet e vizitave të biznesit për shkak të procedurave të komplikuara për të hyrë në vendin tonë.

Pas anulimit të vizitës në vend nga një afarist nga Dubai, kompanisë “Trefarm”, vizitën për javën e ardhshme e ka anuluar edhe një biznesmen nga Hong Kongu.
 
Drejtorit të fabrikës së prodhimit të barnave “Trefarm”, Mërgim Prishtina, ia ka anuluar vizitën një afarist nga Hong Kongu, që kishte planifikuar të vinte në Prishtinë javën që vjen.

“E ka pasaportën e Hong Kongut, i dërgova një e-mail, ku i tregova se na duhet një letër për të vërtetuar se nuk është i përndjekur. Na tha ju lutem harroni vizitën time në Kosovë unë nuk merrem me këto punë. Nuk ka kohë ai, se ai pak rrinë në Hong Kohë, nuk ka kohë me shkua në Hong Kong me kërkua letrën se nuk është i përndjekur, përderisa e ka pasaportën“, theksoi ai për Radio Kosovën.

Prishtina bënë të ditur se një rast i ngjashëm kishte ndodhur kohë më parë, kur në Aeroport i ishte ndaluar hyrja një afaristi nga Dubai.

Kreu i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, kërkon lehtësim të procedurave për afaristët që vinë nga shtetet e zhvilluara.

“Nuk duhet të identifikohet gjithnjë pesha e një investitori nga vendi prej nga vjen. Ju e dini që sot pjesa dërmuese e kapitalit në SHBA është në pronësi të botës arabe, prandaj në këtë drejtim besoj se nuk është koha kur duhet të kemi një qasje të tillë selektive, është koha kur duhet të kemi tretman për të gjithë”, tha Gërxhaliu.

Pengimi i investitorëve potencialë, është i papranueshëm edhe për sekretarin e Odës Berat Rukiqi.

“Ekziston një procedurë në kufi ku çdo investitor që vjen nga jashtë Europës, qoftë edhe biznesmen me shumë kredibilitet. Neve na ka ndodhë, edhe ata që vinë nga lindja, janë realisht të bllokuar, nuk lejohen të hynë fare në Kosovë. Kjo bëhet me qëllim të ndalimit të emigracionit, por kjo nuk ka të bëjë me emigracion”, theksoi Rukiqi për Radio Kosovën

Organizatat e biznesit si dhe vet afaristët nuk mund të kuptojnë qasjen e institucioneve, të shpenzimit të shumë mjeteve nëpër konferenca të investitorëve nëpër botë, dhe procedurave të komplikuara të hyrjes në vend, që po rezultojnë me anulim të vizitave.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)