15 Nëntor 2024

Afaristë nga Turqia interesohen për industrinë ushqimore në Kosovë

Prishtinë, 22 prill - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot një grup investitorësh nga Turqia.

Abrashi i njoftoi ata me mundësitë dhe lehtësirat që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Interesimi i afaristëve nga Turqia u fokusua në industrinë ushqimore dhe në atë të përpunimit të autopjesëve.

Po ashtu, ata u interesuan për ambientin e investimeve dhe kushtet që ofron vendi ynë për të bërë biznes në Kosovë.

Ministri Abrashi, i njoftoi ata se Kosova ofron kushte shumë të favorshme për investimet e huaja, në veçanti atyre investimeve që gjenerojnë vende pune.

“Ne ofrojmë një ambient shumë të mirë të të bërit biznes, përfshirë marrjen e tokës në shfrytëzim, lirime doganore për lëndën e parë dhe shumë lehtësira tjera fiskale”. Përveç përfitimit të dyanshëm, ai i siguroi ata se Kosova ka avancuar shumë legjislacionin, i cili garanton siguri dhe ambient të përshtatshëm për afaristët  e huaj.

Abrashi ka shtuar se përveç ambientit të mirë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ndihmon shumë  edhe me projekte të veçanta, si trajnime profesionale falas dhe subvencionim të pagave.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)