Administrata Tatimore e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit
Prishtinë, 17 janar - Administrata Tatimore e Kosovës nesër shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, andaj ju ftojmë në përcjelljen e kësaj ceremonie, në të cilën do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga institucionet e larta vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Në këtë ceremoni do të flasin Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, zv/Ministri i Financave Fatmir Gashi, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.
ATK, është themeluar me 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut.
Më 18 Shkurt 2003, barten kompetencat e udhëheqjes tek Ministria për Ekonomi dhe Financa, dhe që nga ajo kohë, ATK funksionon si një Agjenci ekzekutive me autonomi të plotë operacionale, brenda Ministrisë se Financave e menaxhuar nga vendorët, me asistencën e Institucioneve ndërkombëtare përfshirë, USAID, BE, FMN, GIZ, etj.
Fillimi i punës së ATK-së ishte me 30 zyrtar për të arritur në 800 të punësuar.