Administrata publike e politizuar dhe stërngarkuar
Prishtinë, 19 maj - Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka organizuar sot një diskutim publik për Reformën e Administratës Publike në Kosovë.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagxhilar, ka thënë se nga raportet periodike, maj 2012, dhjetor 2013 është realizuar vetëm 71 për qind e reformave në administratën publike, raporton gazetari i gazetës \"Kosova Sot\".
Deputetja Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosjke, ka thënë se administrate publike është skajshmërisht e politizuar, pasi këtë e ka konstatuar edhe raporti i progresit.
Deputeti Pal Lekaj nga AAK thotë se Kosova ka një administratë të stërngarkuar, joprofesionale dhe të pa përshkrime të deytrave që i kanë dhe objektlivash të hartuara, duke mos e harruar edhe faktin se është e politizuar.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), tha se po u realizuan në mënyrë të mirëfilltë kërkesat e Bashkimit Evropian për reforma të administratës konform standardeve të BE-së një pjesë shumë e madhe e administratës do të mbeteshin pa punë.
/Kosova Sot/