Adam ofroi ndihmën e UNDP-së për MPMS-në
Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në takim një delegacion nga UNDP të udhëhequr nga Olivier Adam, Zëvendës Drejtor Rajonal për Evropë dhe ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik.
Duke falënderuar UNDP-në për ndihmën e pareshtur që i ka ofruar ajo Kosovës, Ministri Abrashi prezantoi para Adam projektet të cilat i ka ndërmarrë si ministër i MPMS-së, sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri dhe iniciativat për të përkrahur bizneset që ndihmojnë grupet e ndjeshme shoqërore.
Adam nga ana tij ofroi ndihmën e UNDP-së për MPMS-në dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi dhe u interesua sesi mund të thellohet më tej bashkëpunimi i deri tashëm.