ADA dhe UNDP shënojnë fazën e 2 të projektit Interdev
Prishtinë, 16 mars - Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë fazën e dytë të projektit Zhvillimi i Integruar Teritorial (Interdev).
Gjatë fazës së parë trevjeçare, INTERDEV ndihmoi mbi 750 gra dhe burra të gjejnë punë dhe përmirësoi jetën e më tepër se 2600 anëtarëve të familjeve në komunat Dragashit dhe Shtërpcës.
Duke parë se ky projekt arriti ti adresojë disa nga sfidat më madhore me të cilat ballafaqohen qytetarët, ADA dhe UNDP do të lansojnë fazën e dytë të projektit INTERDEV i cili do të zgjasë deri në janar të vitit 2020 dhe do të përfshijë edhe komunën e Vitisë.
Në ngjarje do të marrin pjesë ambasadori austriak Gernot Pfandler, kryetari i komunës së Dragashit Salim Jenuzi, kryetari i komunës së Shtërpcës Bratislav Nikolić, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Andrew Russell, përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe lokale dhe përfaqësues të UNDP-së dhe projektit INTERDEV.