Accessible Quality u jep 175 pako ushqimore komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Rahovec, 15 maj - Komuna e Rahovecit, ka pranuar  175 pako  ushqimore dhe  higjienike  për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga  Organizata Accessible Quality Healthcare (AQH) .
Ndihmat si donacion nga organizata AQH , janë pranuar nga Nënkryetari i Komunës Fatmir Iska , Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim ,Lendrit Qeli  si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi.    
Nënkryetari  Komunës Fatmir Iska, i ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e organizatën AQH dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim,  për konstruktivitetin e treguar në vazhdimësi, duke shpresuar  për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen. 














