18 Nëntor 2024

Abu Dabi i jep Serbisë një hua prej një miliard dollarësh

Beograd, 7 mars - Abu Dabi, emirat i Gjirit Persik i pasur me naftë, ka njoftuar përmes një komunikate dhënien në parim të një huaje prej një miliard dollarësh për Serbinë.
    
“Huaja ishte subjekti i një marrëveshjeje të arritur gjatë një vizite në Abu Dabi të zëvendëkryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe ka synim nxitjen e investimeve publike dhe private nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Serbi, që është në kërkim të kapitaleve për diversifikimin e ekonomisë së saj”, sipas një komunikate.

“Huaja do të mbështesë ekonominë serbe dhe do të ofrojë mundësi të shumta investimesh për të dyja palët”, deklaroi ministri serb i Financave, Lazar Kërstiç, i cili ka nënshkruar marrëveshjen për Beogradin.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Serbia, që vitin e kaluar kanë hapur ambasadat e tyre në kryeqytetet respektive, po përpiqen të zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik prej disa muajsh, kryesisht në transportin ajror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)