08 Nëntor 2024

Abrashi vizitoi strehimoren për viktimat e Trafikimit

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dje dhe sot ka zhvilluar  takime pune me Atsuki Takahashi, zyrtar për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në takime Ministri Abrashi prezantoi angazhimet institucionale në ofrimin e shërbimeve ndaj viktimave të trafikimit dhe së bashku më Takahashi dhe zyrtarë tjerë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vizituan Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit, strehimore e cila strehon raste të trafikimit me nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë, si dhe viktima të trafikimit në cilësinë e dëshmitarit. 

Ministri Abrashi gjithashtu njoftoi edhe me bashkëpunimin e Ministrisë me sektorin e shoqërisë civile, përmes së cilit ofrohen shërbime shtesë për këto kategori, veprimet e ndërmarra nga Ministria, sikurse licencimi i ofrueseve të shërbimeve sociale, ngritja e kapaciteteve dhe programet e ri-integrimit dhe qëndrueshmëria financiare.

z. Takahashi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësoi angazhimet e Ministrisë ndaj kësaj kategorie dhe u zotua në bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)