15 Nëntor 2024

Abrashi u takua me një delegacion nga Nordrhein-Westfalen

Prishtinë, 6 prill - Ministri Arban Abrashi, priti sot në një takim nënkryetarin e CDU Burghandt Fȕlling nga Longenburg, RF e Gjermanisë, Landi NRW.

Ky delegacion me një grup investitorësh gjermanë po qëndron në Kosovë për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes të dy vendeve. Delegacioni gjerman shoqërohej nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Ministri Abrashi para miqve gjermanë shpalosi prioritetet e MPMS-së. Ai tha se prioritetie numër një i ministrisë mbetet punësimi i të rinjve dhe në këtë fushë ai ka potencuar se Ministria e Punës është duke aplikura praktikat më të mira.

“Njëra ng praktikat më të mira që ka rezultuar  e suksesshme dhe me interes për punëkërkuesit dhe bizneset, është subvencionimi i pagavve dhe vetëpunësimi i të rinjve. Hulumtimet tona kanë identifikuar disa sektorë ku mund të inkuadrohen të rinjtë tanë, si: përpunimi i drurit, metaleve, produktet ushqimore, tekstilet, si dhe sektori i teknologjisë informative”,  tha ai.

Ndërkaq, Burghandt Fȕlling nga Gjemrania u shpreh i kënaqur me mënyrën e  menaxhimit dhe hapat konkretë të ndërmarrë nga Ministria e Punës.

Ai tha se së bashku me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, janë duke shqyrtuar ndërtimin e një platforme për të evidentuar nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit të të dy vendeve.

 “Ne po studiojmë nevojat e tregut të punës, sidomos me bizneset mesatare të cilat kanë nevojë për punëtorë. Qëllimi ynë është që t’i trajnojmë të rinjtë për nevojat e bizneseve tona”, tha Burghandt Fȕlling, kryetari Bashkisë Velberdt dhe nënkryetar i CDU-së për Longenburg, NRW.

Me këtë rast Abrashi ka falënderuar miqtë nga Gjermania për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për vendin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)