Abrashi u premton ndihmë shoqatës se grave pensioniste
Prishtinë, 14 prill - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot vizitoi shoqatën e grave pensioniste Vita-Jeta, me çrast u njoh me aktivitetin, kërkesat, si dhe problemet e funksionimit të kësaj shoqate.
Gratë pensioniste kërkuan nga ministri Abrashi që ndihma institucionale të jetë edhe pranë kësaj shoqate.
Para ministrit ato parashtruan një varg kërkesash e problemesh që e përcjellin punën dhe aktivitetin e shoqatës.
Në veçanti ato kanë përmendur pamundësinë e mbulimit të shpenzimeve komunale: ujin, rrymën, si dhe qiranë e lokalit ku veprojnë.
Ministri, Abrashi u tha atyre se do të shikohen të gjitha mundësitë ligjore e finanicare për ti dalë në ndihmë shoqatës.
Ai u premtoi atyre se MPMS do të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, përfshirë edhe qiranë.
Ne do tju përkrahim brenda mundësive ligjore dhe buxhetore. Do të jemi vazhdimisht në kontakt dhe së bashku do të shqyrtojmë problemet me të cilat ballafaqohet shoqata e juaj, tha në fund të takimit, ministr, Arban Abrashi.