Abrashi takoi zyrtarët e SBASHKut
Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Florent Abrashi, përmes Facebook-ut ka terguar se sot ka pasur një takim me Kryetarin dhe Menaxherin Financiar të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj dhe Ymer Ymeri.
\"Procesi i njohjes së përvojës së punës të punëtorëve të arsimit, të viteve të 90-ta, në implementim e sipër. Sot prita në takim, z.Rrahman Jasharaj, Kryetar dhe z.Ymer Ymeri menaxher financiar, të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)\", ka thënë ai.
Sipas tij procesi i njohjes së përvojës së punës, për punëtorët e arsimit, të viteve të 90-ta, po shkon sipas planifikimeve, dhe shumë shpejt do të dërgojmë formularin e aplikimit tek organet komunale.
\"Gjithashtu diskutuam për përfshirjen e SBASHK-ut në procesin e plotësim ndryshimit të ligjit të punës dhe ligjit të KES-it.
Stabiliteti politik vazhdon të jetë vendimtar, që të kryhen punë të mira\", ka thënë ai.