Abrashi takohet me përfaqesuesit e Hilfe nga Gjermania
Prishtinë, 9 mars - Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Arban Abrashi priti sot në një takim përfaqesuesit e Organizatës Joqeveritare Help Hilfe zur Selbsthilfe nga Gjermania.
Përfaqësuesit e Organizatës Help njoftuan ministrin për qëllimin e projektit që kjo organizatë do ta implementojë dhe që për synim ka ofrimin e granteve për biznese në disa komuna të Kosovës.
Ministri Abrashi u shpreh i gatshëm për përkrahje dhe u shpreh se mirëpret çdo iniciativë që do të ndihmonte bizneset dhe si rezultat do të krijonte vende të reja pune.