07 Nëntor 2024

Abrashi takohet me drejtuesit e Federatës Sindikale

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim kryesinë e re të Federatës Sindikale të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i sapozgjedhur Sylejman Meta.

Me këtë rast, Meta e ka njoftuar ministrin Abrashi, me punimet e Kuvendit Zgjedhor të Federatës Sindikale, si dhe kërkoj bashkëpunim dhe përkrahje me qëllim të avancimit të gjendjes së pensionistëve.

Gjithashtu, Meta e ka njoftuar ministrin Abrashi, edhe me problemet që po shkaktohen nga kryesia e vjetër e kësaj federate dhe kërkoj ndihmën e ministrit në lirimin e zyrave të federatës, të cilat po mbahen të bllokuara nga ish-kryetari i federatës.

Ndërkaq, ministri Abrashi, pasi që uroi kryetarin dhe kryesin e re te Federatës Sindikale,  premtoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, në realizimin e projekteve të kësaj federate sindikale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)