Abrashi, takohet me Drejtorin për trashëgimi të TMK-së
Prishtinë, 29 shtator - Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi,priti sot në takim Drejtorin e përgjithshëm të zyrës për çështje të trashëgimisë së TMK-së në MPMS Safet Syla ku diskutuan për harmonizimin e ligjeve për pensione të veteranëve të UCK-së si dhe pensioneve të parakohshme të ish pjesëtarëve të TMK-së .
Pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ( TMK), kanë të drejtë të aplikojnë në pension personal të veteranit sipas Ligjit nr.04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri sa të arrijnë moshën 45 vjeçare dhe që i plotësojnë të gjitha kriteret tjera të përcaktuara me këtë ligj.
Me arritjen e moshës 45 vjeçare, pjesëtarët e TMK, kanë të drejtë të përcaktohen se cilin pension do ta marrin më tutje.