Abrashi premton formimin e Agjencisë së Punësimit
Prishtinë, 25 mars - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i ftuar në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se ministria e tij është duke punuar shumë në sistemimin e punëkërkuesve të rinj. Ai ka thënë se këtë synojnë ta bëjnë përmes një Agjencioni të Punësimit.
Agjencia e Punësimit do të merr përsipër të gjitha zyrat lokale të punësimit, do të ndërveprojë me bizneset dhe punëkërkuesit. Ideja jonë është që të punojmë sa më shpejtë në këtë vakuum sepse ka hapësirë të madhe për të punuar në këtë drejtim. Vetëm në call center janë rreth 500 vende të punës për ata që flasin gjermanisht. Ky agjencion do tju ofrojë edhe trajnime të rinjve punëkërkues si dhe ti orientojë të rinjtë në tregun e punës, ka thënë Abrashi.
Do të subvencionojmë punësimin. Do tia paguajmë një pagë apo gjysmë page një punëtori të cilin do ta referojmë në ndonjë biznes privat. 2000-3000 persona do ti dërgojmë nëpër biznese të ndryshme, varësisht nga profili i tyre. Pastaj do ti shohim profilet e bizneseve, ka thënë ai.
Tutje, ai ka folur edhe për punësimin sezonal, por ka theksuar se vizitat nëpër shtetet evropiane pritet ti zhvillojë gjatë muajve prill dhe maj. Ai ka thënë se nga shtetet skandinave ka sinjale pozitive për të pranuar punëtorë të kualifikuar nga Kosova.
Abrashi ka folur edhe për hapjen e vendeve të reja të punës, që ka qenë një prej premtimeve kryesore të dy partnerëve qeveritarë, LDK dhe PDK.
Do ta mënjanojmë burokracinë për kompani të huaja që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, ka thënë ai, ndërsa ka theksuar se kompanitë e interesuara duhet të garantojnë se do të punësojnë një numër të caktuar të punëtorëve lokalë.
Për skemën pensionale, Abrashi ka thënë se buxhetin aktual e ka të trashëguar, ndërsa ka theksuar se i kupton pensionistët dhe kërkesat e tyre.
\"Buxheti ynë është shumë i kufizuar për të bërë më shumë për gjetjen e fondeve\", ka potencuar ministri Abrashi.
Sa i përket fondit pensional në Serbi, Abrashi ka thënë se ka lëvizje, por nuk ka thënë se kur priten lajmet e mira.
Ka lëvizje pozitive në bisedat me Serbinë për sa i përket fondit pensional, por sdua të hyjë më thellë në këtë. Ka negociata, ka thënë Abrashi.
E kisha falënderu ambasadoren e Zvicrës. Pra, kemi lajme të mira nga Zvicra për pensione. Jemi duke krijuar programin për të bindur qeverinë e Zvicrës se jemi të gatshëm në plotësimin e kërkesave të tyre, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Ministri Abrashi ka folur edhe për sistemin e asistencës sociale, duke bërë me dije se lajmet e fundit për përjashtim të disa familjeve nga ky sistem janë keqkuptuar.
Përfitojnë ato familje që skanë asnjë të hyrë. Janë komunat që i përpilojnë listat e këtyre familjeve dhe dërgohen më pas në Ministri, ku edhe skenohen. Ministria ka instaluar një softuer që është i lidhur me softuerin e ATK-së. Ky sistem automatikisht përjashton ato familje që kanë të hyra të tjera. Nuk ka asgjë të padrejtë këtu. Në momentin që i del emri si person që ka të hyra, ai përjashtohet automatikisht nga sistemi i asistencës sociale, ka bërë me dije Abrashi.