15 Nëntor 2024

Abrashi përgëzoi AHAS Holding për punësimin e 25 punëtorëve

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në partneritet me OEK-un, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve dhe kompaninë turke AHAS Holding, u dakorduan për punësimin e 25 punëtorëve deri në fund të muajit mars.

Kjo kompani brenda një kohe të shkurtër do të punësojë edhe 100 punëtorë të tjerë, në fusha të ndryshmë si, industrinë ushqimore, energjetikë, ndërtimtari dhe infrasturkturë.

Ministri Arban Abrashi, ka përshëndetur iniciativën e kompanisë AHAS Holding, të cilët kanë përzgjedhur Kosovën si vend për të investuar. Ai u premtori atyre se Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punës, do të jenë çdo herë në përkrahje të investimeve të huaja të cilat gjenerojnë punësim të të rinjve dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

“Ne përveç se jemi mirënjohës për ato kompani që vijnë në Kosovë për të investuar, si Qeveri por edhe si MPMS do të krijojmë kushte për të gjitha ato investime dhe kompani që gjenerojnë vende pune”, tha ministri Abrashi.

Në këtë takim kryetari i Këshillit Drejtues të kompanisë, Yusuf Erdogan, falënderoi institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe klimën e favorshme për investimet e huaja. Ai tha se përveç këtij numri simbolik prej 25 që do të fillojnë punën në mars, shumë shpejt do të puënsohen edhe 100 të rinj të kualifikuar. Erdogan u zotua se investimet në Kosovë  do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)