Abrashi: Nuk paguajmë pensione në mënyrë paushalle
Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, ka deklaruar se kjo ministri nuk ka bërë pagesa paushalle për pensionistët.
Ai në Facebook ka shkruar se nuk është aspak e vërtet lajmi se MPMS-ja ka paguar 800 mijë euro edhe për pensionistët të cilët nuk janë gjallë.
\"Pagesat 2006-2015, kthimi mjeteve, dhe pastrimi listave. Sa për sqarim të opinionit publik, me lejoni të sqaroj të gjeturën e auditorit, rreth lajmit të plasuar se kaq e kaq mjete, janë paguar për pensionistë që kane ndërruar jetë\", ka theksaur ai.
Sipas tij me marrjen e detyrës së ministrit, dhe pas kërkesave direkte të mia për menaxhim sa më të mirë të skemave, si ide inovative, kemi iniciuar marrëveshjen me ARC-në dhe bashkësitë fetare në mënyrë që kemi informata në kohë reale, dhe mos të bëjmë pagesa paushale të pensioneve, ashti siç ishte bërë vite e vite me radhë.
Marrëveshja është iniciuar në mars 2015, është nënshkruar në Qershor 2015, dhe pas konsultimeve të stafit të dy shërbimeve, MPMS-ja ka pranuar shënimet e para në shtator/tetor 2015. Prandaj normalisht që marrëveshja ka filluar të zbatohet pas shtatorit.
\"Nuk qëndron aspak, konstatimi se janë paguar 800.000 euro në vitin 2015. Këto pagesa kanë të bëjnë me pagesa që janë bërë nga viti 2006 deri kur në momentin kur ne kemi pastruar listat. Pra ne si kabinet, kemi identifikuar dhe ndaluar pagesat për këto pensione, kemi pastruar listat dhe evidencën.
Gjithashtu, sa për informatë, ne kemi filluar dhe identifikimin e mjeteve nëpër bankat komerciale. Janë mbi 400.000 euro kthime, vetëm vitin 2015.
Lusim të gjithë të interesuarit, që mund të kenë paqartësi, që të urdhërojnë dhe të na kontaktojnë në çdo kohë, dhe ne do tiu ofrojmë të gjitha informacionet e nevojshme para së të prodhojnë deklarata bombastike ose të na akuzojnë për të bëmat 2006-2015\", ka theksuar ai.