Abrashi kërkoi qasje rajonale në nxitjen e punësimit të të rinjve
Konferenca është organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe është përkrahur nga Drejtoria e Përgjithshme për Punësim dhe Çështje Sociale e Komisionit Evropian.
Ministri Abrashi ishte pjesë e panelit të diskutimeve për nxitjen e punësimit të të rinjve.
Gjatë prezantimit të tij, ministri Abrashi theksoi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet Kosova, duke prezantuar hapat të cilat janë marrë nga MPMS për nxitjen e punësimit të të rinjve.
Në këtë kontekst, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Kosovës, theksoi përkrahjen në subvencionimin e pagave, granteve për vetëpunësim, programin e trajnimit në punë si dhe punësimin jashtë Kosovës përmes procesit të migrimit legal.
Ministri Abrashi, kërkoi gjithashtu qasje të përbashkët të regjionit në krijimin e mundësive komparative rajonale, në krijimin e një qasje të përbashkët karshi trajnimit profesional, dhe hartimin e projekteve të përbashkëta të punësimit, për qasje ndaj fondeve të BE-së.