07 Nëntor 2024

Abrashi inicon marrëveshjen për sigurime sociale me Austrinë

Prishtinë, 6 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, prit sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka MPMS me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.

Ministri Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë austriake në këtë rrugëtim.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbështetja për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe inicimi i negociatave ndërshtetërore për arritjen e një marrëveshje për sigurime sociale.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)